Flash News

E-TJERA

GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryebashkiaken Zamira Rami, i konvertohet në punë për interes publik

GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryebashkiaken Zamira Rami, i konvertohet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamira Rami me 1 vit burg për "shpërdorim detyre", por që do i konvertohet në detyrimin për të kryer punë në interes publik.

SPAK e akuzoi ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Pronarët e banesave të prishura e denoncuan Zamira Ramin në vitin 2019 në Prokurorinë e Gjirokastrës, duke pretenduar se nuk ishin dëmshpërblyer. Më pas dosja u transferua për kompetencë në SPAK.

Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim me 54.47 % të votave. Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 2019, Rami nuk kandidoi për një mandat të dytë.

Të fundit