Flash News

E-TJERA

GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin, i akuzuar për trafik droge

GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin, i akuzuar për trafik

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 10 vite burg Robert Myftarin, i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas vendimit të shpallur më 17 tetor 2025, Myftari u shpall fajtor për përpjekje për trafikimin e rreth 800 kg lëndë narkotike me gomone në vitin 2015, si dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë.

NJOFTMI:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me Nr. 36/1 të vitit 2019 ndaj të pandehurit Robert Myftari , akuzuar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, me vendimin Nr. 64, datë 17.10.2025 vendosi:

 

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Myftari për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 183/a1 e 22, 23, 27, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. – Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Myftari për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. – Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Robert Myftari me një denim të vetë, prej 10 (dhejtë) vjet burgim. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Robert Myftari fillon nga dita e arrestimit të tij për efekt të këtij procedimi. – Në aplikim të nenit 15 të Ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Robert Myftari ta vuajë dënimin në burgin e sigurisë së lartë. – Në mbështetje të nenit 36 pika 1, gërma “b” të Kodit Penal, 190/1 gërma “a” të K.Pr.Penale, mjeti lundrues, tip gomone, me emrin “****”, nr.regjistri ****, në emër të shtetasit Robert Myftari, i sekuestruar në nëntor 2015 nga policia shqiptare me ngarkesën rreth 800 kg lëndë narkotike e më pas është regjistruar në emër të hstetasit M.D, djali i të bashkëpandehurit Ilirjan DUÇELLARI, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit Robert Myftari. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al –

Të fundit