Flash News

E-TJERA

GJKKO dënon me 12 vite burg ‘kokën’ e bandës së Shijakut, Astrit Avdyli

GJKKO dënon me 12 vite burg ‘kokën’ e bandës së

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg Astrit Avdylin allias Balliu, kreun e bandës së Shijakut.

Avdyli akuzohet veprat penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Çështja për të cilën ai është dënuar i referohet një laboratori heroine të zbuluar në Has në vitin 2018, ngjarje për të cilën janë dënuar me 125 vite burg 17 persona të tjerë.

Avdyli është dënuar më parë nga GJKKO me 12 vite burg, por Apeli i GJKKO-së e prishi si vendim dhe e riktheu përsëri për gjykim.

Të fundit