All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

All - Paragraf - 1

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

GJKKO ka ka dënuar me 3 vite burg për ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha. Ish-gjyqtarja Hoxha në fakt do të vuajë vetëm 2 vite burg, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

All - Paragraf - 3

GJKKO dënoi me 4 vite burg edhe avokatin Aldo Tabaku, i cili kishte dhe rolin e sekserit, dhe me nga 2 vite e 6 muaj burg Saimir e Bledar Petanin, Gentjan Nezajn e Isuf Tanezin, te cilet përfitojnë gjykim të shkurtuar. 

Hoxha u arrestua në 11 shkurt 2021 në Gjykatën e Krujës, do lironte një të dënuar për 12 mijë euro.

Ajo u arrestua pas një hetimi të SPAK, ndërsa dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit.

Hoxha njihet për favorizimin që ka bërë për lirimin e Endrit Doklës e Hekuran Billës. Ky i fundit është ekzektuar me armë zjarri.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.

 

 

Të fundit