Flash News

E-TJERA

GjKKO dënon me 4 vite shërbim prove oficerën e Policisë Gjyqësore në Elbasan

GjKKO dënon me 4 vite shërbim prove oficerën e Policisë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar ditën e sotme oficerën e Policisë Gjyqësore në Elbasan, Anila Dusha, me 4 vite shërbim prove.

Vendimi erdhi pas përfundimit të hetimeve, ku Dusha u shpall fajtore për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Fillimisht, GjKKO e dënoi atë me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3 dhe përfundoi në 2 vite burgim. Gjykata vendosi më pas të aplikojë pezullimin e dënimit dhe të zëvendësojë masën me 4 vite shërbim prove.

Gjithashtu, Anila Dusha nuk do të mund të ushtrojë funksione publike ose të punojë në administratën shtetërore për një periudhë prej 5 vitesh.

Ajo u akuzua për marrjen e një ryshfeti prej 1 mijë eurosh nga një qytetare për një çështje të trajtuar prej saj. Skema e korrupsionit u zbulua pas një denoncimi, i cili çoi në nisjen e hetimeve dhe më pas në arrestimin dhe gjykimin e Dushës.

Ky vendim tregon angazhimin e organeve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin brenda radhëve të institucioneve shtetërore.

Të fundit