Flash News

E-TJERA

GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari: Puç i mirë organizuar, por do të dështojë

GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari: Puç i mirë

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dhënë dënimin përfundimtar për gjyqtarin Luan Daci, duke caktuar ndaj tij 6 muaj burg. Dënimi i është konvertuar në 1 vit shërbim prove, pavarësisht pretendimeve të Dacit se nuk kishte kryer asnjë vepër penale.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës, Daci u shpreh se nuk do të largohet nga KPA dhe e konsideroi gjyqin ndaj tij si “puç të mirë organizuar”.

“Brenda dy ditësh do bëj rekurs, vendim haptas të ligjshëm. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Jo, nuk largohem nga KPA. Ligji le të thotë çfarë të dojë, kam 100 vota nga Parlamenti. Sot unë urgjent do të bëj rekurs deri nesër në drekë. Le të jetë vendim i formës së prerë, vendimi final i përket Gjykatës së Lartë. Ky është një puç i mirë organziuar, por do të dështojë. E drejta vonon, por nuk harron. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa vepër penale. Nëse nuk kryen një vepër të kundërligjshme, asnjëherë nuk ke faj, rrezikshmëri shoqërore. Në mënyrë absolute, të dyja vendimet do të prishen, janë të manipuluara”, u shpreh gjyqtari Daci.

Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentesh.

Të fundit