All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

GJKKO e gjobiti për shpifje, reagon ish-deputeti: Vendim politik sepse u ula në tryezë me Berishën

All - Paragraf - 1

GJKKO e gjobiti për shpifje, reagon ish-deputeti: Vendim politik sepse u

Apeli i GJKKO ka dënuar ish-deputetin Artur Roshi me një gjobë prej 800 mijë lekësh, për shpifje dhe fyerje. Shumën ai duhet ta paguajë ndaj shtetasit Ardit Cikuli, sepse sipas gjykatës, pasi ka shpifur në drejtim të tij.

All - Paragraf - 3

Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.

Roshi ka reaguar, duke thënë se ky vendi është i ndikuar politikisht. Sipas tij, gjoba u vendos pas uljes së tij në tryezë me ish-kryeministrin Sali Berisha, pak ditë më parë, i cili mblodhi kryetarët e partive jo parlamentare. Ai paralajmëroi se vendimin do ta anikmojë, ndërsa theksoi se “është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal”.

“Nuk ka të bëjë me postin e deputetit që kam patur. Unë do ta ankimoj vendimin. Mundohet të godasë këto gjëra sekondare që nuk kanë asnjë vlerë ndërkohë që nuk godet korrupsionin. Është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal, madje për një fjalë.

Por ndikon edhe ulja në tavolinë me Berishën. Ne jemi mësuar me këto gjëra dhe nuk na bëjnë përshtypje. Vendimi është nxjerrë në bazë të uljes time në tavolinë me Berishën. Unë prita një orë atje dhe vendimin e morën në moment ndërkohë nuk e morëm vesh pse po vonohej aq shumë. Do të thotë se vendimi po bëhej në ato momente. Unë jam mësuar me këto, nuk më bëjnë përshtypje goditjet e politikës”, tha Roshi për Fax News.

 

Të fundit