Flash News

E-TJERA

GJKKO e la në ‘arrest shtëpie’, Alma Kaçi kërkon zbutjen e masës së sigurisë

GJKKO e la në ‘arrest shtëpie’, Alma Kaçi

Alma Kaçi, gruaja e cila filmoi veten dhe ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit disa ditë më parë la në fuqi arrestin me burg për ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe atë të arrestit në shtëpi, për Alma Kaçin. 
Kjo e fundit, në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit ka kërkuar ndryshimin e masës “arrest shtëpie” pasi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje.

“Kam një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71-vjeçare”, thuhet në kërkesën e saj drejtuar Apelit.

 Ndaj të dyve rëndon akuza për korrupsion, duke qenë se në filmimin e bërë publik, ata kanë biseduar më pas me njëri tjetrin për mbështetjen nga ana e Bashkisë së Kukësit të një projekti të paraqitur nga gruaja, për sterilizimin e qenve të rrugës.  

Të fundit