Flash News

E-TJERA

GJKKO e la në burg, Erion Veliaj mbërrin në IEVP Durrës

GJKKO e la në burg, Erion Veliaj mbërrin në IEVP Durrës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në paraburgimin e IEVP Durrës.

GJKKO vendosi të lërë në burg Veliajn, pas një seancë për më shumë se 7 orë, e cila u shoqërua me tensione dhe debate mes kryebashkiakut dhe prokurorit Ols Dado.

Veliaj mbrojti veten duke deklaruar se ka ushtruar vetëm detyrën dhe se për këtë arsye, është bërë objekt sulmi. Ai mohoi të ketë vilë në Qerret, duke pretenduar se ajo i takon nënës së Ajola Xoxës.

Kryebashkiaku debatoi me prokurorin e çështjes, Ols Dado, duke e akuzuar se është në konflikt interesi sepse ka marrë leje në Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e një pallati.

Për Ajola Xoxën, u vendos një masë më e butë sigurie, nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitje.

Të fundit