Flash News

E-TJERA

GJKKO e la në burg, Safet Gjici ankimon në Apel masën e sigurisë

GJKKO e la në burg, Safet Gjici ankimon në Apel masën e

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në 26 qershor të lërë masën e sigurisë arrest me burg për Safet Gjicin, të akuzuar për korrupsion pasiv, pasi u bë publike një video ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë Kukës me 40-vjeçaren Alma K.

Gjici akuzohet për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
  

Pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.

 

 

Të fundit