Flash News

E-TJERA

GJKKO e la në qeli, avokati i Belerit: Togat e zeza s’kanë fuqi para pushtetarëve

GJKKO e la në qeli, avokati i Belerit: Togat e zeza s’kanë fuqi

Avokati i Fredi Belerit ka reaguar pas vendimit të GJKKO-s për të lënë në burg klientin e tij.

Avokati i Belerit theksoi se togat e zeza “s’kanë fuqi para pushtetarëve”, duke shtuar se gjatë seancë së sotme (21 Gusht) Beleri kërkoi që të lirohej dhe të merrte detyrën.

Në 31 Korrik na u vendosën para prova që nuk i dinim. Nuk ka pasur asnjëherë biseda me të infiltruarin ku i Beleri i ofron para në kërkim të votave.

E dimë deri diku se ku do të shkojë. Kjo është me urdhër, këta nuk kanë fuqi edhe pse është një Gjykatë që u formua si e fortë. Por nuk ka fuqi para pushtetarëve.

Të lirohej dhe të shkojë të marrë detyrën e tij, këtë kërkoi Beleri. Nga Gjykata u shkruajt bukur arsyetimi se nuk ekzistojnë kushtet”, tha avokati.

 

Të fundit