Flash News

E-TJERA

GJKKO e liroi, SPAK apelon vendimin për kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë

GJKKO e liroi, SPAK apelon vendimin për kreun e Dhomës së

Gjykata e Posaçme liroi nga burgu avokatin e Korçës, Arben Lena. Ndërkohë sot Prokuroria e Posaçme ka apeluar lirimin e kreu të Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena.

Prokurori i Posaçëm, Elvin Gokaj kundërshton vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen sërish në Apel.

Avokati Lena u vendos në pranga pasi akuzohej për korrupsion. Mësohet se ai do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak që pas vendimit për lirimin e tij nga Gjykata e Posaçme, deri në përfundim të hetimeve.

Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës. Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.

Të fundit