Flash News

E-TJERA

GJKKO hedh poshtë kërkesën e Enkeleida Hoxha, mbetet në burg

GJKKO hedh poshtë kërkesën e Enkeleida Hoxha, mbetet në burg
Enkeleida Hoxha

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Kjo e fundit kërkoi zbutjen e masës “arrest në burg” me argumentin se gjendja psikologjike e djalit të saj është rëndduar dhe se vajza është shkëputur nga shkolla.

Por në seancën e kësaj të marte, kjo kërkesë u hodh poshtë nga GJKKO.

Hoxha akuzohet për përfshirjen në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë.

 

Të fundit