Flash News

E-TJERA

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Ballukut

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 9 prill rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjyqtari Ilir Panda që do të vendosë nëse Ballukut do t’i rikthehet ose jo pasaporta, e bllokuar prej 19 nëntorit kur GJKKO i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë.

Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohet edhe ankimi i ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili aktualisht ndodhet në masën arrest shtëpie, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Lloagarsë dhe Unazën e Madhe.

Të fundit