Flash News

E-TJERA

GJKKO i heq sekuestron/ Adriatik Llalla do të gjykohet për mosdeklarim të ardhurash, rrezikon deri në 3 vite burg

GJKKO i heq sekuestron/ Adriatik Llalla do të gjykohet për mosdeklarim

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur dhe do të  gjykohet për mosdeklarim të ardhurash.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Posaçme, e cila hoqi sekuestron mbi pasuritë e tij, saktësisht 22.050  m² tokë arë në Tiranë  dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m². Llalla  rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite. Disa ditë më parë, prokuroria paraqiti  prova të reja të cilat u morën në shqyrtim nga gjykata.

Hetimet ndaj ish-prokurorit nisën në mars të vitit 2018 dhe janë zvarritur. Llalla u hetua për katër vepra penale; fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Të fundit