Flash News

E-TJERA

GJKKO i kaloi dosjen për gjykim, reagon Ilir Meta: Drejtësi me regji nga Ramaforma

GJKKO i kaloi dosjen për gjykim, reagon Ilir Meta: Drejtësi me regji

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të tij, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve.

Përmes një reagimi, Meta shkruan se gjykata përpos konstatimit të mungesës së provave, vendosi që çështja të kalojë në gjykim. Ish-presidenti akuzoi Reformën në Drejtësi duke e quajtur “Raforma” se përmes drejtësisë me regji po favorizon korrupsionin.

Në përfundim, Meta shprehet se do të tregojnë publikisht falsifikimet dhe mashtrimet që janë bërë me fashikujt e dosjes.

REAGIMI:

Dihet se e gjithë Ramaforma ishte një Drejtësi me Regji, për të shtuar korrupsionin në përmasa skizofrenike në Shqipëri, siç e provoi edhe raporti i Transparency International, që faktoi përkeqësimin me 11 vende, krahasuar me një vit më parë. Sot u shënua edhe një gjykim “me risi”.

Edhe pse gjykatësja konstatoi drejtësinë e shumë pretendimeve tona, me mungesën e qëllimshme të veprimeve hetimore nga akuza për moszbardhjen e së vërtetës, në vend që të kërkonte që të bëheshin këto hetime të domosdoshme, por të shmangura qëllimisht deri tani, vendosi që çështja të kalojë në gjykim, por edhe listoi të gjitha veprimet hetimore, që duhen bërë njëkohësisht për zbardhjen e së vërtetës.

Pra tani nuk do të kemi vetëm gjykim por paralelisht edhe hetim. Sidoqoftë, duke shprehur keqardhjen që humbëm 6 muaj kohë, edhe pse u dokumentuan shumë gënjeshtra të akuzës gjatë këtij procesi, mezi presim fillimin e gjykimit në themel dhe i ftoj të gjithë gazetarët dhe të gjithë trupin diplomatik në Tiranë që të ndjekin çdo seancë.

Përfundimi i seancës paraprake na jep lirinë që të çmontojmë publikisht të gjitha gënjeshtrat, falsifikimet dhe mashtrimet që ndodhen në fashikuj.

Falenderoj dy avokatët e mi, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima për punën e tyre dhe për pranimin e të gjithë provave të reja nga gjykata, të paraqitura prej tyre, të cilat prokurorët i kishin shmangur qëllimisht. I paçuditur nga bllokimi recidivist i integrimit europian nga Edi Rama, i cili ka tmerr edhe nga drejtësia e tij.

Të fundit