Flash News

E-TJERA

GJKKO i kaloi dosjen për gjykim, reagon Kryemadhi: Tani do shohim 'Big Brother-in' e Drejtësisë

GJKKO i kaloi dosjen për gjykim, reagon Kryemadhi: Tani do shohim 'Big

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pak pasi GJKKO vendosi të çojë për gjykim dosjen e saj dhe të ish-presidentit Ilir Meta.
Duke folur për mediat, Kryemadhi e cilësoi procesin si politik, duke theksuar se do të përballet me akuzat në seancat gjyqësore. 

Ish-deputetja shtoi se vendimi mund t’i japë një mundësi Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të shqyrtuar çështjen e Metës në Strasburg.

Avokati është i indinjuar se kishte pritshmëri, unë nuk kisha asnjë pritshmëri te drejtësia e Edi Ramës. Tani do shohim Big Brother e Drejtësisë. Do ta shohin mjerimin ligjor të sistemit të drejtësisë. Një gjë të mirë bëri gjyqtarja, renditi 10 fakte që nuk i përmendi prokuroria. Akuzohem me Adrian Shatkun, por ai nuk është marrë në pyetje.

Analizën financiare e ka bërë një eksperte që dy javë pasi dorëzoi analizën, u kandidua për bordin dhe u përdor aty. Kjo është një drejtësi qesharake. Në Strasburg, zotit Meta i jep një shans të madh, edhe për të treguar miliona dollarë që janë paguar për një sistem drejtësie. Nuk jam e surprizuar, jam e bindur që është gjyq politik.

Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO, as prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Është betejë në opinionin publik, beteja ligjore ka mbaruar. Beteja jonë është me vetveten dhe me Zotin, marrëdhënien tonë e kemi me Zotin. Sa i përket vendimit të sotëm, ishte vendim nën presion. Gjyqtarja pranoi se në dosje nuk ka asnjë provë.  Vetë prokurorët thonë akuzat janë perceptime. Unë di t’ju them që në dosje nuk ka asgjë. Tani do kënaqeni”, tha Kryemadhi.

Të fundit