Flash News

E-TJERA

GJKKO i kalon çështjen për ish-prokurorin Maksim Sota, gjykatës së Durrësit

GJKKO i kalon çështjen për ish-prokurorin Maksim Sota,

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të enjte moskopetencë për gjykimin e ish Prokurorit Maksim Sota, ish oficerin e Policisë Gjyqësore Artur Krasniqi dhe ish zv drejtorin e Policisë Artur Balla.

Tre ish zyrtarët u vunë nën hetim nga SPAK për akuzën e Shpërdorimit të detyrës, ne kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.

Gjykata e Posaçme lidhur me akuzat ndaj tyre u shpreh se çështja duhet ti kalojë prokurorisë së Durrësit. Në korrik të vitit 2021, SPAK lëshoi 28 urdhër arreste.

Mes tyre të akuzuar në kuadër të këtij operacioni ishin edhe, ish prokurori Maksim Sota, Iliriajn Balla dhe  Artur Krasniqi që akuzohen për shpërdorim detyre dhe në atë kohë ndaj tyre u dha masa e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ishin vetë personat e akuzuar që kërkuan moskompetencë të gjykimit nga Gjykata e Posaçme dhe transferim te çështjes në një gjykatë kompetente, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.

Të fundit