Flash News

E-TJERA

GJKKO i kursen Beqajt 10 milionë lekë, i jep falas aktet e dosjes së 'Sterilizimit'

GJKKO i kursen Beqajt 10 milionë lekë, i jep falas aktet e dosjes

GJKKO ka urdhëruar SPAK-un t’i vendosë në dispozicion elektronikisht aktet e dosjes së “Sterilizimit” ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ishte ish-ministri që fillimisht nuk pranoi të paguajë 10 milionë lekë për 620 fashikuj. Beqaj u ngujua disa herë në ambientet e SPAK për të lexuar fashikujt.

Vendimin e fundit, ish-ministri e ka cilësuar të drejtë.

“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejtë, pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj.

Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Të fundit