Flash News

E-TJERA

GJKKO 'rrëzon' Veliajn për të dalë nga kafazi dhe dhe marrjen e akteve, kryebashkiaku largon avokatin

GJKKO 'rrëzon' Veliajn për të dalë nga kafazi dhe

GJKKO vendosi ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili përmes avokatit Artan Gërmenji ka kërkuar sërish që të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij, si dhe që të vihen në dispozicion të gjitha aktet të ketë mundësinë ti lexojë.

Pasi u lexua kërkesa, Gjykata vendosi ta rrëzojë atë. Pas vendimit, Veliaj komunikoi heqjen nga mbrojtja të avokatit Artan Gjermeni, ndërsa gjykata caktoi Valentina Teodoreskun avokate. 

Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Kryebashkiaku Veliaj i lënë në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese, i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur procesin të pabazuar në prova.

Të fundit