Flash News

E-TJERA

Para në këmbim të vendit të punës në shtet, GJKKO jep 'arrest shtëpie' për ish-zv-ministren e Brendshme, Rovena Voda

Para në këmbim të vendit të punës në shtet, GJKKO
Rovena Voda

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë jep 'arrest shtëpie' për ish-zv-ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Kjo e fundit është e dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Ajo dyshohet se ka marrë para nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu kundrejt emërimeve të kesaj te fundit në detyrë. 

Sipas njoftimit të SPAK: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive.”

Para në këmbim të vendit të punës në shtet, GJKKO

Para në këmbim të vendit të punës në shtet, GJKKO

Në 29 korrik të vitit të kaluar, Voda u lirua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, por arsyet nuk u bënë të ditura.

Voda u emërua në postin e zv/ministres me datë 22 maj 2017. Nga shtatori i vitit 2014 deri më mars të vitit 2017 mbajti postin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Prej 22 marsit 2017, ajo u emërua në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme.

Të fundit