Flash News

E-TJERA

GJKKO jep vendimin për grupin e Moisi Habilajt, dënon 4 persona me 37 vite burg

GJKKO jep vendimin për grupin e Moisi Habilajt, dënon 4 persona me 37

GJKKO ka dhënë dënimet për Moisi Habiljan dhe grupin e tij për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

GJKKO ka dënuar me 37 vite burg katër persona. Konkretisht, Moisi Habilajn, Nezar Seitin, Fatmir Minajn dhe Maridian Sulaj. Ata akuzohen për trafikun e 4 ton kanabis.

Ndërkohë, GJKKO jep 10 vite burg për Moisi Habilajn dhe nga 9 vite për Nezar Seitin, Fatmir Minajn e Maridian Sulajn.

Habialj është shpallur fajtor për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, ku është dënuar me 4 vite.

Me uljen e dënimit, Habilaj është dënuar me 10 vite burg. Edhe Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj janë dënuar me nga 9 vite burg, po ashtu bduke përfituar nga ulja e dënimit.

2 javë më parë SPAK kërkoi konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë të këtij grupi.

 

 

 

Të fundit