Flash News

E-TJERA

GJKKO kthen për hetim në SPAK çështjen e deputetit Asllan Dogjani

GJKKO kthen për hetim në SPAK çështjen e deputetit Asllan

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen e deputetit demokrat, Asllan Dogjani.

GJKKO i ka lënë afat dy muaj SPAK që të kryjë veprime hetimore shtesë.

Deputeti Asllan Dogjani u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Ligjvënësi demokrat akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit.

Të fundit