Flash News

E-TJERA

GJKKO la në burg Belerin, ministria e Punëve të Jashtme greke: Bie ndesh me direktivat evropiane

GJKKO la në burg Belerin, ministria e Punëve të Jashtme greke:

GJKKO refuzoi sërish sot kërkesën e avokatëve të Fredi Belerit për të ndryshuar dhe zbutur masën e sigurisë, duke lënë në burg kryebashkiakun e Himarës i cili ende nuk është betuar.

Vendimi i sotëm ngjalli reagime të ashpra edhe nga Greqia, ku Ministria e Punëve të Jashtme me një deklaratë është shprehur se bie ndesh me direktivat evropiane.

“Vendimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare që tre muaj pas arrestit dhe burgosjes së tij refuzon kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe ndalon betimin e tij si kryetar nuk përkon me ligjin, prezumimin e pafajësisë dhe respektimin e të drejtave civile të të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Ministria greke shprehet se autoritetet shqiptare do të duhen ta shqyrtojnë me kujdes vendimin.

Greqia fqinje ka kërcënuar Shqipërinë se do të bllokojë çdo financim të BE dhe kursin europian të vendit nëse nuk lejohet që Beleri të betohet si kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Të fundit