Flash News

E-TJERA

GJKKO la në burg Belerin, reagon Ministria e Jashtme greke

GJKKO la në burg Belerin, reagon Ministria e Jashtme greke

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për masën “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, i cili rezultoi fitues në 14 maj.

Në një postim në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se zgjatja e paraburgimit të Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.

GJKKO la në burg Belerin, reagon Ministria e Jashtme greke

Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas takimit të ministres së jashtme Olta Xhaçkës me homologun grek Nikos Dendias.

Beleri akuzohet për shit-blerje votash dhe u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.  

Arrestimi i tij solli reagime nga Greqia, e cila kërkoi lirim e menjëhershëm duke kërcënuar Shqipërinë se do të bëhej pengesë për integrimine evropian nëse nuk lirohej.

 

Të fundit