Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e ‘Arrestit me burg’ në ngarkim të avokatit Radovan Çela, i cili ishte implikuar në dosjen hetimore për ‘Toyota Yaris’.

Çela u vetëdorëzua pak ditë më parë në Policinë e Tiranës, ndërsa sipas SPAK, ai së bashku me oficeren e BKH, Erjona Dautaj, ndërhynte tek prokurorë dhe gjykatës për të lehtësuar pozitën e personave të ndryshëm që dilnin para gjykatës.

Ai ishte shpallur në kërkim për dosjen ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë Aurel Zarka.

Radovan Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’.

Kujtojmë se i akuzuar në këtë dosje sipas denoncimeve të opozitës është edhe ministri socialist Taulant Balla.

Të fundit