Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në burg Dritan Rexhepin

GJKKO lë në burg Dritan Rexhepin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Dritanin Rexhepin.

I njohur si ‘baroni i drogës’, Rexhepi njihet si një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të kokainë në Amerikën Latine. I pandehuri ka deklaruar se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore dhe përmes avokates Joana Qeleshi ka kërkuar lirimin nga qelia, duke pretenduar se mbahet në arrest pa asnjë provë.

Vijimi i procesit në themel është shtyrë për datën 24 janar.

Rexhepi është i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme e caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.

Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e dënoi me 4 vite burg për falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

Në vitin 2013, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi me 25 vite burg për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe plagosje të rëndë me dashje.

Në vitin 2010, Gjykata e Apelit në Firence, Itali, e dënoi me 16 vite burg për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge, dënim nga i cili Rexhepi arriti të arratisej.

Të fundit