Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në burg Gazmir Preçin, shefi i Antidrogës mohon përfshirjen në skemën e gjobvënies

GJKKO lë në burg Gazmir Preçin, shefi i Antidrogës mohon

GJKKO ka lënë në burg shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi.

Para trupës gjykuese, Preçi ka mohuar të ketë dijeni për pakon me 10 mijë euro të cilën i dorëzoi pronari i biznesit, që dyshohet se ai i kishte bërë presion.

“Nuk e dija që në pako kishte një shumë të tillë parash”, ka thënë Preçi para GJKKO-së.

Preçi ka kërkuar një masë më të butë sigurie pasi është babai i tre fëmijëve. Por, GJKKO nuk e pranoi kërkesën e Preçit.

Gazmir Preçi akuzohet si pjesë e skemës së gjobvënies. Ai i kishte kërkuar pronarit të një klubi nate në Durrës shumën prej 20 mijë eurosh, në të kundërt do t’i bllokonte biznesin.

Të fundit