Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në burg Gjicin, Alma Kaci flet për mediat

GJKKO lë në burg Gjicin, Alma Kaci flet për mediat

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Gjicit dhe gruas që shfaqet në videoskandal, Alma K.

Gjici do të vijojë të mbetet në “arrest me burg” për veprën penale “korrupsion pasiv”, ndërsa Alma K. do të vijojë të hetohet me masë sigurie “arrest shtëpie”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion aktiv”.

Pasi doli nga gjykata në një prononcim të shkurtër për mediat Alma u ka thënë gazetarëve se kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë:

“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë.”, tha Alma .

Kujtojmë që hetimet për Safet Gjicin nisën disa ditë më parë pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma K.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një nga vartësinë e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë Alma Kaçi.

Të gjitha këto veprime të kryera në harkun kohor të pak minutave, sipas SPAK kanë ngritur dyshimet se ish-kryebashkiaku dhe gruaja në video kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit.

 

Të fundit