Flash News

E-TJERA

GjKKO lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe tetë të arrestuarit e tjerë në Krujë, avokati: E padrejtë, ka djalin autik

GjKKO lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe tetë të

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Avokati i gjyqtares Ardian Visha deklaroi pas seancës gjyqësore se ndonëse gjyqtarja është cilësuar si ‘armike e popullit’, i kërkoi gjykatës lirim e saj me argumentin se është nënë e divorcuar e dy fëmijëve, njërën të mitur dhe djalin tjetër me sëmundjen e autizimit.

“Djalit i duhet shërbim i vazhdueshëm 24 orë, por gjykata nuk e mori në konsideratë kërkesën time”, tha avokati.  

Masa e sigurisë arrest me burg është dhënë edhe për 8 te arrestuarit e tjere nga SPAK, Manulema Mallakuci, Shkeqlim Korbi, Saimir Petani, Bledar Petani, Altin Skenderaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj  dhe Isuf Tanuzi.

Ngjarja 

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, është arrestuar nga urdhër të SPAK për veprën penale të korrupsionit gjatë paradites së kësaj të enjteje, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kësaj gjykate të akuzuar për korrupsion.

Hoxha akuzohet se kishte marrë para për të liruar një të dënuar për vrasje. Gjatë kësaj kohe ajo mbahej nën vëzhgim për shkak të disa vendimeve të dyshimta që ka dhënë më herët, duke liruar nga qelitë persona të njohur të botës së krimit.

Sipas informacioneve, gjyqtarja Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj do të lironin nga burgu Sajmir Petanin, i ekstraduar nga Italia dhe i dënuar me 25 vite burgim për vrasje.

SPAK ka siguruar prova se gjyqtarja Hoxha kishte marrë para shuma të konsiderueshme parash së bashku me avokatin Aldo Tabaku, edhe ky i arrestuar.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka liruar nga burg ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, i dha lirinë Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari; Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit denim, si dhe kishe liruar Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat më 12 Qershor 2020 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

 

Të fundit