Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn

GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn

Gjykata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt për zbutje të masës së sigurisë, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja e çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve hetimore dhe të paraburgimit për të akuzuaritGjatë seancës, ish drejtori i SASPAC Ilir Beqaj dhe avokati mbrojtës Ermal Yzeiraj ishin dakord me zgjatjen e afateve hetimore dhe kërkuan të kryhen disa hetime shtesë, por ndërkohë këmbëngulën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas gjykatës, masa nuk mund të ndryshojë në këtë fazë, pasi ka dyshime që të hetuarit mund të largohen nga territori.Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj u arrestuan në datë 4 korrik të këtij viti me urdhër të SPAK, lidhur me hetimet për dosjen e SASPAC, ku Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian në kohën kur ishte në krye të kësaj agjencie.

Të fundit