Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në burg Ilir Metën, detyrim paraqitje për Kryemadhin; Lirohet Pirro Xhixho

GJKKO lë në burg Ilir Metën, detyrim paraqitje për

GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Po ashtu, pas përfundimit të seancës që zgjati rreth 5 orë gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa u ndryshua masa e sigurisë për Pirro Xhixhon, babai i Erisa Xhixhos, nenkryetares së PL. 

Gjatë seancës, janë shënuar debate të forta mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit, me Metën që raportohet se ka përdorur fjalor fyes ndaj prokurorit.

Akuzat:

Ilir Meta, masa e sigurimit personal  “Arrest në burg”,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Monika Kryemadhi, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Piro Xhixho, masa e sigurimit personal “detyrimit të paraqitjes., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim.

Ema Çoku, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit