E-TJERA

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kreshnik Budllën (Farruku), kreu e një grupi kriminal, i cili u arrestua me urdhër të SPAK dhe dy persona të tjerë, Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci edhe keta anëtarë te grupit.

Budlla u arrestua të premten, ndërsa ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në nëntor 2024. Ata akuzohen për “trafik ndërkombëtar të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Ai kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Të fundit