Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për
Sali Hasa

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila dha masën ‘arrest në burg’ për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.

Sali Hasa u arrestua nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel

Bashkë me Hasën në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim i rremë.

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.  

 

Të fundit