Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në fuqi masën "arrest shtëpie" për Rovena Vodën

GJKKO lë në fuqi masën "arrest shtëpie" për

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën "arrest shtëpie" për ish-zëvëndësministren e Brendshme Rovena Voda. E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.

Voda dyshohet se ka marrë ryshfet nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu kundrejt emërimit të kesaj te fundit në detyrë. 

Ajo akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i Rovena Vodës erdhi pas hetimeve të SPAK për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Nga përgjimet rezultoi se Voda i ka kërkuar Florida Beut  1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit