Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Xhelal Rrajën

GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Xhelal

GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u arrestua 2 ditë më parë.

Rraja akuzohet se ka ndihmuar për të siguruar kushte për planin e vrasjes së ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Rraja akuzohet si pjesë e bandës së Durim Bamit dhe Endrit Dokles.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Të fundit