Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në fuqi pafajësinë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

GJKKO lë në fuqi pafajësinë e ish-gjyqtarit Shkëlzen

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi pafajësinë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, në çështjen e ngritur ndaj tij për “refuzim për deklarim dhe fshehje pasurie”.

Vendimi i Apelit vjen pasi edhe gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur më herët të pafajshëm Selimin, duke vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

SPAK kishte ankimuar vendimin, duke kërkuar rishikimin e çështjes në Apel dhe duke këmbëngulur në pretendimet për parregullsi në deklarimin e pasurisë së ish-gjyqtarit. Megjithatë, trupi gjykues i GJKKO-së ka vlerësuar se provat e paraqitura nuk përmbushin standardin ligjor për të provuar fajësinë.

Me këtë vendim, gjykata ka konfirmuar përfundimisht qëndrimin e mëparshëm, duke mbyllur procesin gjyqësor në këtë fazë, në mungesë të ndryshimeve të mëtejshme në instancat e larta.

Të fundit