Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në fuqi vendimin/ 55 vite burg për bandën ‘Shullazi’

GJKKO lë në fuqi vendimin/ 55 vite burg për bandën

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin, vendim ky i marrë Gjykata e Shkallës së Parë. Njëherazi GJKKO vendosi 12 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Endrit Qyrjan, 10 vite burg për Endrit Zelën dhe 9 vite burg Blerim Shullazin.

Për të gjithë bandën ‘Shullazi’, GJKKO caktoi 55 vite burg. Shullazi dhe anëtarë e bandës së tij akuzohen për një seri krimesh.

Të pranishëm në seancë kanë qenë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi ka dorëzuar një deklaratë ku pohon se për arsye shëndetësore nuk mund të ishte i pranishëm.

Të fundit