Flash News

E-TJERA

GJKKO lë në fuqi vendimin/ Prifti: Të më pezullosh nga detyra, njësoj si të më marrësh jetën

GJKKO lë në fuqi vendimin/ Prifti: Të më pezullosh nga

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e mjekut kardiolog, Edvin Prifti për heqjen e masës së pezullimit të ushtrimit të profesionit. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të mjekut.

Në media është zbardhur deklarata e tij para trupit gjykues, ku Prifti është shprehur: ‘“Të më pezullosh nga detyra është njësoj si të më marrësh jetën”.

Ai akuzohet “korrupsion” dhe “pastrim parash”. SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë, ndërkohë që në total i janë sekuestruar pothuajse 1 milion euro.

Emri i Edvin Priftit doli gjatë përgjimeve të një grupi kriminal në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

 

 

Të fundit