Flash News

E-TJERA

GJKKO liron nga arresti ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

GJKKO liron nga arresti ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hava Delibashit, ish-zv.drejtoresha e AKSHI, për ndryshimin e masës së sigurisë.

GJKKO zëvendësoi masën e “arrestit në shtëpi” me masat “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Delibashi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë.

Kujtojmë që për dosjen e AKSHI-t janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj kakuzohet se ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.

Të fundit