Flash News

E-TJERA

GJKKO liron nga burgu biznesmenin Ervis Lame

GJKKO liron nga burgu biznesmenin Ervis Lame

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë të biznesmenit Ervis Lame nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Lame u arrestua bashkë me ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe biznesmenin Valter Begaj. 

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e 13 marsit, nga SPAK pas urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO. 

Të fundit