Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
GJKKO ka vendosur të lirojë nga qelia ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. GJKKO ka caktuar ndaj Dakos masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas GJKKO-së, kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, ë procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi bashkë me zyrtarët e bashkisë së Durrësit, i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.