Flash News

E-TJERA

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, Lefter Koka mbetet në burg

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, Lefter Koka mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos ndryshoje masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg”.

Ish-ministri u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK, si i përfshirë në aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e tij Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Të fundit