Flash News

E-TJERA

GJKKO pezullon me një vit gjyqin për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko

GJKKO pezullon me një vit gjyqin për vrasjen e ish-efektivit Santiago

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malkos. Seancat gjyqësore do të vazhdojnë vetëm për të arrestuarin Ilir Selmani. Ky i fundit u arrestua në Tiranë disa kohë pas vrasjes së Santiago Malkos. Ai dyshohet se është personi që ka fshehur gjurmët e krimit.

Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit të 2019-ës. Viktima ishte duke lëvizur me një makinë "BMW X5" në zonën e "Xhamllikut", kur u qëllua me breshëri plumbash.

Pas vrasjes së tij u bënë hetime edhe mbi të kaluarën. Malko ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Po ashtu Malko njihej në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë.

Të fundit