Flash News

E-TJERA

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Alqi Bllako dhe të 7 pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata, do të përfitojne ulje të dënimit me një të tretën.

Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Seanca e radhës, ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më 18 maj, ora 09:00.

Më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish-ministrin e Mjedisit për tre vepra penale.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrimit të parave” dhe “korrupsionit”.

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

SPAK akuzoi se Koka ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të afërmve të tij.

Të fundit