Flash News

E-TJERA

GJKKO pranon të legjitimojë Plarent Ndrecën si avokat të Veliajt

GJKKO pranon të legjitimojë Plarent Ndrecën si avokat të

Në GJKKO u mbajt sot seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.

Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado. Seanca është shtyrë për mungesë të avokates së të pandehurit Meriman Palushi.

Vetë kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kishte paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i cili ishte në seancë në rolin e mbrojtësit ligjor. Përveç Ndrecës, në seancë e pranishme ishte dhe avokatja kryesisht e Veliajt, Valentina Todoresku.

Kërkesa e Veliajt për të ndryshuar avokat, u kundërshtua nga SPAK me argumentin se Plarent Ndreca, gjatë fazës paraprake të hetimeve për kryebashkiakun, është marrë në pyetje si person në dijeni për çështjen.

Ish-deputeti ka replikuar duke thënë se deklarimet në fazën paraprake, nuk përbëjnë provë. Pasi trupi gjykues u tërhoq për vendim, legjitimoi Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt me argumentin se nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Të fundit