Flash News

E-TJERA

GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të

GJKKO do të mbajë sot seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse kryedemokrati Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë në gjykim.

Në këtë seancë që do të mbahet në orën 11:30, gjyqtarja Floreja Davidhi do të shqyrtojë kalimin e dosjes për gjykim për të pandehurit Berisha, Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.

Në seancën e 5 majit, mbrojtja e Berishës kërkoi revokimin e vendimit për pavlefshmërinë e disa provave, duke pretenduar se çdo vendimmarrje e gjyqtares Gjoka do të ishte e pavlefshme nëse dokumenti i dënimit është autentik.

Gjithashtu, më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi nga dosja.

Të fundit