Flash News

E-TJERA

GJKKO refuzoi kërkesën e Belerit, media greke: Edi Rama do të marrë kontrollin e Bashkisë së Himarës

GJKKO refuzoi kërkesën e Belerit, media greke: Edi Rama do të

Ceremonia e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është planifikuar për të martën, Beleri nuk do të marrë pjesë pasi GJKKO i refuzoi kërkesën për të dalë nga qelia e paraburgimit.

Ekathimerini, media greke, shkruan se sipas legjislacionit shqiptar, një nënkryetar bashkie, i emëruar nga një këshill ministrash i kontrolluar nga Partia Socialiste në pushtet, do të duhet të marrë detyrën.

Media greke thotë se pengesa e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, do të thotë se nënkryetari i cili do të marrë kontrollin e bashkisë, me shumë gjasa do të jetë mbështetës i Ramës, i cili do të drejtojë bashkinë e Himarës.

Refuzimi i kërkesës për lirim “pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe ngre shqetësime të thella në lidhje me objektivat reale pas ndjekjes së tij”, tha Ministria e Jashtme greke.

Beleri ndodhet në burg prej 40 ditësh pasi akuzohet për blerje votash.

 

Të fundit