Flash News

E-TJERA

GJKKO refuzon lirimin e Ilir Metës, avokati: Këto gjykata janë toga pushkatimi

GJKKO refuzon lirimin e Ilir Metës, avokati: Këto gjykata janë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga qelia. Vendimi u mor nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Për avokatin e presidentit të PL, Kujtim Cakrani, një vendim i tillë është një kambanë alarmi, duke shtuar se afatet e paraburgimit për ish-presidentin kanë përfunduar.

“Afati 1-vjeçar është ezauruar dje. Teknikalitet e GJKKO për të justifikuar vendimmarrjen e saj, s’kanë vlerë. Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur sot. Nesër do shqyrtohet revokimi i masës. Ne kemi bërë kërkesë SPAK për revokimin e masës ndaj Metës.

S’ka më asnjë mundësi, që Meta të prishë provat e intimidojë dëshmitarë. S’ka as dëshmitarë e prova, që Meta duhet t’i dëmtojë. Është një situatë e rëndë. Prezumimi i pafajësisë në këtë vend s’ekziston më.

Është kambanë alarmi. Na duhen gjyqtarë për të bërë drejtësinë. Nuk e di me çfarë standardi e masin gjyqtarin... me dashnore...këto gjykata janë toga pushkatimi”, tha Cakrani.

Të fundit