Flash News

E-TJERA

GJKKO rikthen dosjen e Qerim Ismailajt në SPAK, arsyeja

GJKKO rikthen dosjen e Qerim Ismailajt në SPAK, arsyeja

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim çështjen ndaj krebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

GJKKO e riktheu dosjen me argumentin se nuk është e plotë dhe se mungonin  aktet e komunikimit të akuzës në Greqi. Ismailaj akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vite burg për rrahje, por nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim në GJKKO për Qerim Ismailajn. Prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të PD në janar të vitit 2020, me pretendimin se Ismailaj ishte dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme në Greqi, por se nuk e ka vuajtur dënimin.

“Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie”, deklaroi atëherë sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi duke e konsideruar Ismailajn subjekt ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.

Të fundit